Ja se cilat shkolla do të rinovohen në Drenas

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Ministrin e Administratës Publike si dhe Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të bëjnë renovimin dhe ndërtimin e anekseve në shkollat fillore të Drenasit.

Komuna e Drenasit ka bërë projekte ideorë për investime në objektet shkollore, ndërsa financimin e tyre do e bëjnë Ministria e Administratës Publike si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Renovimet në disa shkolla vetëm se kanë filluar.

Në shkollën fillore “Rasim Kicini” në qendër të Drenasit, renovimet kanë filluar ditë më parë. Organizata IOM është duke investuar në infrastrukturës e kësaj shkolle me 220 mijë euro, ndërsa Komuna e Drenasit do të kujdeset për vendosjen e nxehjes në shkollë.

Me këto tri organizata buxhetore do të ndërtohet edhe aneksi dhe renovimi i shkollës fillore në Komoran, ndërtimi i infrastrukturës së shkollës fillore në fshatin Kizhnarekë, ndërtimi i infrastrukturës së shkollës në fshatin Gllobar, dhe renovimi i objektit të shkollës në fshatin Korroticë e Lartë. Të gjitha këto renovime në infrastrukturën e objekteve shkollore do të bëhen në bazë të memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës së Drenasit si dhe dy ministrive të lartpërmendura.

Në një njoftimi të Komunës së Drenasit thuhet se  drejtori i drejtorisë komunale të Arsimit, Sadik Tahiraj, ka vlerësuar se projektet në përmirësimin e objekteve shkollore do të ndikojnë ne të mirën e nxënësve për të përmirësuar edhe cilësinë e mësimit.

“Këto projekte të cilat do të realizohen këto ditë janë mjaft të rëndësishme për Komunën tonë, dhe do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë në arsim me plotësimin e kushteve në objekte mësimore”, ka thënë drejtori Tahiri.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT