Ja sa vota mori ish-deputeti që njihej për pirjen e 50 kafeve në ditë

Me 7% të besimit të qytetarëve që mori Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, arrin që në Kuvend të Kosovës të ketë 8 përfaqësues.

Tashmë kur është bërë publike lista e atyre që arritën të mbledhin vota mjaftueshëm për të siguruar ulëse në Kuvend, u theksua se në mesin e më të votuarve në AAK është edhe Bekë Berisha, një nga deputetët më karizmatik në legjislaturën e kaluar.

Bekë Berisha që njihet si deputeti që pi deri në 50 kafe, apo edhe 60-të këtë herë mori 7 mijë e 630 vota, transmeton lajmi.net.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, Bekë Berisha këtë herë mori më pak vota, por mjaftueshëm për të zënë vend në Parlament.

Lista e AAK-së:

Ramush Haradinaj 41, 406 vota

Daut Haradinaj 12, 749

Besnik Tahiri 7,815

Bekë Berisha 7,630

Time Kadrijaj 6,804

Pal Lekaj 6,629

Albena Reshitaj 5, 900

Meliza Haradinaj- Stublla 4,424./Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT