Ja sa shpenzoi Leverkuseni për Mehmedin

Drejtori sportiv i Freiburgut, Jochen Saier, ka përgënjeshtruar raportimet se sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi u transferua te Bayer Leverkuseni për gjashtë milion euro.

Saier ka thënë se shuma e dëmshpërblimit ka qenë dukshëm më e madhe, transmeton Koha.net.

“Nuk është e vërtetë se Mehmedi kaloi për gjashtë milionë euro. Shuma ishte dukshëm më e madhe”, ka thënë Saier, përcjell “Der Sonntag”.

Mehmedi 24-vjeçar para pak ditëve kaloi te Leverkuseni, me të cilën skuadër firmosi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2019.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT