Ja sa para i kërkuan Stupcat RTK-së për një emision

Festat e fundvitit tashmë janë afruar, me çrast kanë filluar edhe përgatitjet. Në televizione tashmë kanë nisur xhirimet për Vitin e Ri.

Me këto përgatitje po merret edhe RTK, të cilët kanë menduar që për ndërrimin e moteve, shikuesit e vet t’i argëtojnë me grupin humoristik Stupcat, shkruan Magazina.al.

Por një gjë e tillë po del të jetë e pamundur. Magazina.al, merr vesh se aktoret e njohur kanë kërkuar hiq me pak së 35 mijë euro që të jenë pjesë e programit festiv të RTK-së.

Pas kësaj shumë marramendëse, televizionin publik ka hequr dorë, që Stupcat të bëjnë emision argëtues në RTK.

Se ku do i shohim humoristët e njohur për netët festive, mbetet të mësohet në ditët në vijim…/Magazina.al/.