Ja sa para fitoi Nora Gjakova nga MKRS

 

 

Sot, në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u organizua ceremonia e pritjes për drejtuesit e Komitetit Olimpik të  Kosovës, Ekipin Olimpik dhe për Nora Gjakovën, e cila, në Lojërat Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, u shpërblye me medaljen e bronztë.

Ministri Kujtim Shala e përgëzoi Ekipin Olimpik të Kosovës prezantimin e Kosovës në këto lojëra, duke e vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës dhe medaljen e bronztë si një sukses të rëndësishëm të sportit të Kosovës. Shala e përgëzoi edhe Nora Gjakovën për suksesin që tregoi në këto lojëra.

 

Në këtë ceremoni, sipas Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulmore në Garat Ndërkombëtare, Nora Gjakovës iu nda shpërblimi me vlerë prej 20 mijë euro, ndërsa trajnerit të saj, Driton Kukajt iu nda shpërblimi me 10 mijë euro.

 

Me këtë rast, iu nda shpërblimi edhe Donjeta Sadikut, e cila në Kampionatin Botëror që u mbajt në Tajvan, e shpall nënkampionen e botës në boks për të rinj. Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulmore në Garat Ndërkombëtare, Donjeta Sadiku u shpërblye me 5 mijë euro, ndërsa trajneri i saj u shpërblye me 2 mijë e 500 euro.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT