Ja sa nxënës planifikohen të pranohen në Gjimnazin e Drenasit

Këtë vit Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, planifikon që për klasë të dhjetë të pranoj gjithsej 448 nxënës në dy drejtime, në drejtimin natyrore dhe atë shoqëror.

Drenica Press ka kontaktuar Shefen e Zyrës për Informim në Komunën e Drenasit, Rinore Zymeri, dhe është informuar në tërësi mbi planifikim e bërë nga Komuna e Drenasit për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë.

Sipas znj.Rinore Zymeri, në Gjimnazin e Drenasit këtë vit do të jenë dy drejtime:

Gjimnazi natyror dhe gjimnazi shoqëror.

Në Gjimnazin natyrore planifikohet të jenë 8 paralele me nga 32 nxënës, gjithsejtë 256 nxënës.

Në Gjimnazin shoqëror, 6 paralele me nga 32 nxënës, gjithsejtë 192 nxënës.

Numri i paraleleve në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu ” në Drenas do të jetë 14, ndërsa nxënës planifikohen të jenë 448, për vitin akademik 2015/16. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT