Ja sa nxënës ka Skenderaj këtë vit në shkollat fillore dhe të mesme

Numri i nxënësve në komunën e Skenderajt po shkon gjithnjë në rënie, kjo për faktin se disa familje po shpërngulen nëpër qytetet tjera e poashtu një faktor tjetër është edhe rënia e natalitetit. Kështu sipas  statistikave të DKA-së në Skenderaj numri i përgjithshëm i nxënësve këtë vit është 11 904, nga të cilët në shkollat fillore do të jenë 8,656 nxënës, kurse 3248 nxënës në tri shkollat e mesme. Në klasën e parë sivjet janë regjistruar 970 nxënës. Gjatë vitit shkollor në shkollat e Skenderajt do punojnë 914 punëtorë, duke përfshirë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave si dhe stafi teknik i tyre./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT