Keni gatuar diçka dhe ju teproi? Zgjidhja është vendosja ne frigorifer, por sipas specialisteve te shëndetit publik, qe ushqimet te mos bëhen me vone te rrezikshme, duhet ditur si t’i konservoni. Ja disa rregulla qe duhen ndjekur patjetër:
Matni temperaturën e frigoriferit. Temperatura brenda në frigorifer nuk duhet t’i kaloje 5ºC. Për këtë matje përdorni një termometër. Kujdes me derën. Dijeni që ushqimet që vendosen tek dera do qëndrojnë ne një mjedis me temperature me pak te ftohtë. Në të nuk duhet të vendosni ushqimet delikate si: vezët, djathin, qumështin apo mishin. Kur t’i konsumoni matni temperaturën e zierjes apo te pjekjes. Që të largohen të gjitha bakteret apo grimcat e këqija, ushqimi që më parë kishte qenë në frigorifer duhet të gatuhet në të paktën 74 ºC.
Ftohini sa me shpejt. Ushqimin e ngrohur ndajeni menjëherë neper pjata ne mënyrë qe te ftohet me shpejt. Ja si ruhen disa ushqime:
Djathi
Djathi mund te ruhet ne frigorifer maksimumi për një jave nëse hapet qesja.
Perimet e gatuara
Këto perime mund te ruhen ne frigorifer maksimumi për tre apo katër dite.
Mishi i pulës
Mishi i pulës, i gatuar me pare, mund te mbahet 34 dite ne frigorifer.
Peshku
Peshku duhet gatuar ne temperature 63 ºC dhe mund te ruhet gjithashtu 34 dite.
Mishi i kuq
E njëjta gjë edhe për mishin e kuq, i cili duhet ngrohur patjetër kur te konsumohet.
Vezët e gatuara
Vezët e gatuara mund te ruhen maksimumi 12 dite. Nëse i ngrohni disa here ato do thahen dhe do prishen. Smoothies me baze qumështi dhe frutash
Pjesa me e madhe e njerëzve përdorin frutat e buta dhe te bëra mire neper smoothies, ndërkohë që sugjerohet të përdoren fruta ose perime te freskëta qofshin këto edhe te ngrira. Ato ruhen me gjatë në frigorifer dhe përmbajnë më pak baktere. Gjithsesi këto lëngje të përgatitura mund t’i ruani jo më shumë se dy ditë sepse do humbasin tërësisht shijen.