Ja pse nuk luajti sonte Mustafi ndaj Polonisë?

Pas barazimit pa gola ndaj Polonisë, mediat gjermane kanë nisur ta komentojnë paraqitjen e djemve të Joakim Lëv.

Në fakt, i vetmi ndryshim në formacion ishte largimi i shqiptarit Shkodran Mustafi dhe inkuadrimi i Mats Hummels.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane, Lëv e ka inkuadruar Mustafin ndeshjen e kaluar vetëm sepse Hummels nuk ka qenë komplet i gatshëm. Prandaj, ashtu sikur sonte, mbrojtësi i Bajern Munih edhe në ndeshjet e radhës do të jetë ai i cili do nis ndeshjen nga minuta e parë.

Lëv preferon Hummelsin, por zgjedhja e Mustafit në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës rezultoi më e mirë, pasi pikërisht Mustafi ishte futbollisti që shënoi golin e parë për “pancirët”, duke paralajmëruar fitoren e gjermanëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT