Ja pse Meha u transferua në Turqi

 

 

Mesfushori shqiptar, Alban Meha, gjatë kësaj vere është transferuar në Turqi te Konyaspor, duke lënë pas shumë viteve futbollin gjerman.

Meha në një postim në Facebook, ka bërë të ditura arsyet pse u transferua në Turqi te Konyaspor, pasi ai kishte oferta edhe nga Bundesliga.

“Kam pasur shumë oferta nga skuadra prej Bundesligës gjermane, megjithatë, vendosa të nënshkruaj me Konyasporin, pasi projekti i ekipit më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe kjo është arsyeja pse jam këtu”, ka shkruar Meha në profilin e tij në Facebook.

Mesfushori nga Mitrovica u transferua nga Paderborn te Konyaspor për 1.5 milion euro./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT