Ja pse humbi Shqipëria sipas Canës

Kapiteni i Kombëtares ShqiptareLorik Cana ka thënë se është përgjegjës për humbjen e Shqipërisë ndaj Serbisë.

Ai u shpreh se të 11-të lojtarët shqiptarë ishin rreshtuar mjaft mirë nga ana e trajnerit De Biazi, por se dëshira për të shënuar ka bërë që ata të lëvizin nga rradhët.

Cana drejtoi gishtin nga vetja, duke thënë se është fajtor që nuk mbajti dot ekipin në atë formë që e kishte projektuartrajneri kuq e zi.

Por, Cana është optimist se pas tre ndeshjeve do të mund të fitohet kundër Armenisë dhe rrjedhimisht Shqipëria do të kualifikohet.

Loriku theksoi se derisa nuk e kishim mundësinë të shënojmë, nuk kishim pse të dilnim përpara, por se kjo ndodhi nga dëshira për të shënuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT