Ja pse fitoj Feronikeli këtë sezon sipas Agron Selmanit

 

Trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Agron Selmani, që aktualisht nuk është duke e drejtuar asnjë skuadër, e di çelësin e suksesit të Feronikelit, që fitojë titullin e kampionit dhe kupën e vendita.

Në një intervistë për Gazetën Tribuna, Selmani ka thënë se harmonia brenda skuadrës dhe funksionimi në trekëndësh i drenicasve kanë qenë vendimtarë.

“Harmonia e plotë dhe e mirë në trekëndëshin lojtar-shtab teknik-kryesi e karakterizojnë Feronikelin gjë që nuk mund të thuhet për klubet e tjera. Feronikeli kanë arritur t’i rrisin aftësitë motivuese dhe kanë mobilizuar tërë qytetin, duke iu dal përballë klubeve të them me traditë. Ndjenjën e te qenit superior të lojtarëve e kanë shpërnda në ekip, pra të gjithë janë ndier të barabartë”, është shprehur ish – trajneri i Ferizajt dhe Dritës.

Harmoninë dhe funksionimin e mirë që e kishte Feronikeli, Agron Selmani theksoi se nuk e kishin skuadrat tjera që e kërkuan titullin e kampionit.

“Edhe përkundër dëshirës jo gjithçka në fillim ka shkuar mirë për Besën, sidomos nga ana e marrëdhënieve njerëzore, po ashtu edhe te Prishtina kam bindjen se raporti i marrëdhënieve lojtar-shtab teknik- kryesi nuk kanë qenë në harmoni gjë që kanë rezultuar edhe ndryshimet në shtab teknik dhe kur kësaj ia shtojmë edhe “fatin sportiv” ku në disa raste nuk funksionon mu atëherë kur klubi kishte nevojë”, tha ai.

Përforcimet që kanë bërë, Prishtina, Besa, Hajvalia dhe shumë skuadra tjera, sipas Selmanit është dashur të kenë një planifikim të mirë, pasi ai mendon se duhet kohë që lojtarët e rinj të akomodohen, integrohen në klub si dhe të pranohen nga rrethi dhe tifozët.

Në fund, ai nënvizoi se pikë e fortë për të pasur sukses, është edhe stabiliteti financiar, i cili mundëson një punë profesionale, prurje të vlefshme dhe arritjen e objektivave./Gazeta Tribuna/Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT