Ja pse Alban Meha zgjodhi Turqinë

 

Bëhen të ditura arsyet pse mesfushori kuqezi, Alban Meha, është transferuar në Turqi, duke lënë futbollin gjerman.

“Zgjodha Turqinë, sepse në Bundesliga 2 nuk dëshiroja të luaja më, edhe pse kishte interesim nga klubet e Bundesligës 1, por nuk më kanë pëlqyer ato klube”.

“Interesim për mua shprehën Darmstadt, Ingolstadt dhe Hannover, por nuk dëshiroja të prisja kaq shumë” mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë Meha për Koha Ditore.

“Kampionati i Turqisë është në ngritje të madhe. Po shihet që shumë yje po zgjedhin kampionatin turk. Shikueshmëria është shumë e madhe dhe e zjarrtë. Besoj se do të përjetoj emocione të mëdha në Turqi. Jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje”, ka shtuar lojtari.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT