Ja për çka vinin në Kosovë dy viktimat e aksidentit ajror në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me shqetësim e ka marrë informacionin për fatkeqësinë ajrore në orët e mbrëmshme në Maqedoni ku kanë mbetur të vdekur dy shtetas të Kosovës.

Që nga momenti i fatkeqësisë, Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni dhe është informuar se prej 6 të vdekurve nga rrëzimi i një aeroplani të vogël komercial, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, bizenesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda MPJ’së.

Sipas këtyre burimeve, të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën, ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT