Ja pasuria e 20 ministrave të Ramës

 

Zbardhen deklaratat e pasurisë së ministrave të qeverisë “Rama”, për vitin 2014, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Pas verifikimit nga ana e Inspektoriatit të Pasurive, gazeta “SOT” publikon deklaratat e pasurisë së anëtarëve të kabinetit qeveritar. Ndonëse po konsumojnë vetëm gjysmën e parë të mandatit qeverisës, ministrat e qeverisë “Rama” posedojnë një pasuri të frikshme të paluajtshme dhe monetare, duke krijuar një hendek të madh mes gjendjes së popullit shqiptar dhe udhëheqjes. Gjatë vitit 2014, llogaritë e anëtarëve të kabinetit qeveritar janë shtuar me të ardhura të majme, ndërsa nuk mungojnë transaksionet për shit-blerje shtëpish, makinash të shtrenjta, të ardhurat e shumëfishta nga bashkëshortet dhe bashkëshortët, kreditë, dhuratat nga të afërmit, bursat për fëmijët, të ardhurat nga bordet etj.
Edhe pse viti 2014, është konsideruar si viti i ekonomisë së brishtë dhe i përpjekjeve të ringritjes së mundimshme nga kriza, një realitet i tillë nuk ka prekur dhe nuk ka lidhje me shumicën e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Konkretisht, bien në sy të ardhura të majme të ministrit Bledi Çuçi, bashkëshortja e të cilit deklaron mbi 100 mijë USD të ardhura nga puna si dhe dhjetëra mijëra euro llogari bankare. Delina Fico, bashkëshortja e ministrit Çuçi thotë se të ardhurat i kanë ardhur nga puna në SHBA. Ndërkaq, edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaron të ardhura të shumta në emër të bashkëshortit të saj, i cili rezulton i punësuar në disa universitete, anëtar bordesh, këshillash etj. Ndërkaq, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaron se bashkëshortja e tij ka fituar brenda vitit 40 mijë euro vetëm nga projektet. Po ashtu, Bushati deklaron disa llogari bankare deri në 30 mijë USD, ndërsa ka hapur llogari bankare edhe në emër të vajzës dhe djalit. Ndryshime të shumta në llogaritë bankare ka deklaruar edhe ministrja Eglantina Gjermeni.
Ministrat e tjerë 
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar për vitin që lamë pas, 23 mijë euro kursime cash nga familja. Përpos pagës si ministër, Tahiri ka deklaruar edhe blerjen e një makine Audi A3, viti 2008, 5 mijë euro, nga babai i tij. Po ashtu, edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, rezulton me të ardhura të majme, nga disa apartamente që ka dhënë me qira si dhe nga pagat e bashkëshortit.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT