Ja një mënyrë e e mirë për të humbur peshë

Produktet si makiatoja, kafeja late, kapuçinoja kanë në përbërjen e tyre kafe. Tashmë është përhapur një mënyrë e re e konsumit të kafesë dhe mund të konsiderohet si më e çuditshmja: kafe me gjalpë. Kjo përzierje përmban një dopio ekspres, të përzier me shkumë të trashë, si edhe me një lugë gjelle vaj kokosi dhe gjalpë.
Sipas një studimi, yndyra është më e mirë se sheqeri. Ajo që filloi si modë në Amerikë, tashmë po shndërrohet në një element diete. Shumë nga konsumatorët e kësaj kafeje e përdorin atë për të zëvendësuar një vakt. Ata pretendojnë se përzierja e këtyre përbërësve e bën atë një vakt të përsosur. Kështu do të keni më shumë energji, do të digjni kalori, s’do të keni yndyrë të tepërt në trup dhe do të ndiheni të ngopur deri në mesditë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT