Ja nga sa euro fitojnë futbollistët e Feronikelit nëse e fitojnë “Digitalb Kupën e Kosovës”

Drejtuesit e Feronikelit,  nuk do ta marrin asnjë cent nga “Digitalb Kupa e Kosovës”.

Ata kanë vendosur që mjetet e fituara të gjitha të ia ndajnë lojtarëve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, drejtori i Feronikelit, Artan Berisha.

“Para ndeshjes me Drenicën jemi marr vesh që të gjitha mjetet financiare që sigurohen nëse e fitojmë Kupën, por edhe nëse e humbin, t’i ndahen futbollistëve dhe shtabit tekni. Pra, nëse fitojmë, 10 mijë euro do të ndahen për lojtarët, në bazë të përfomancës që kanë treguar, por gjithsesi do të marrin të gjithë. Po ashtu edhe nëse humbim, 5 mijë eurot e fituara do të ndahen. Në bazë të llogaritjeve, futbollistëve kryesor mund të ju bien nga 500 euro”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se këto janë premiat e vetme që kanë lojtarët.

Fituesi i kupës, fiton 10 mijë euro, ndërkaq vendi i dytë shpërblehet me 5 mijë sosh.

Ndeshja finale do të luhet të dielën prej orës 16:30 në stadiumin e Prishtinës, ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89./Gazeta Tribuna/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT