Ja në cilin klub italian mund të transferohet Granit Xhaka!

Drejtuesit e skuadrës së Milanit kanë shprehur interesim që gjatë verës së këtij viti ta bindin skuadrën e Borussia Moenchengladbachut t’ua shesë mesfushorin kosovar, Granit Xhaka.
Interesimin për Xhakën e ka zbuluar drejtori i “Milan Channel”, Mauro Suma për “tuttomercatoëeb”.
“Granit Xhaka është një lojtar në trend që luan role të ndryshme. Ka aftësi të mira në këmbët e tij dhe po ndiqet me vëmendje nga Milani. Sigurisht se duhet shpenzuar në të, por Milani është i interesuar të ngrejë cilësinë”, ka thënë Suma, transmeton Koha.net.
Interesim për Xhakën kanë shprehur edhe disa skuadra tjera italiane dhe ato gjermane.
Xhaka muaj më parë firmosi kontratë të re me Borussia Moenchengladbachun që e mban atë deri në qershor të vitit 2019.
Këtë edicion me fanellën e Moenchengladbachut në Bundesligë ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 27 paraqitje.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT