nora istrefi pushime

Nora Istrefi ka vazhduar me publikimin e fotografive nga pushimet.

Pas konfirmimit të ndarjes nga Roberti, Nora Istrefi ‘ka ikur’ për të kaluar disa ditë jashtë Kosovës.

Këngëtarja ka zgjedhur Turqinë për të pushuar disa ditë në përfund të verës dhe nga psotimet e para është vërejtur se ajo ka marrë me veti vajzën, Renee-në.

Renee

E megjithëse është raportuar se Nora mund të ketë shkuar në këto pushime pikërisht me Robertin, kjo del të mos jetë e vërtetë, shkruan Gazeta Express.

Në një album të publikuar me disa fotografi të reja nga këto pushime, përveç vetes, Nora ka vendosur edhe foto të bukura të vajzës dhe një foto të nënës së saj.

Suzana

Nora poashtu ka ndarë me ndjekësit edhe disa fotografi të saj në bikini të kuqe, në të cilat shfaqet në super formë ndërsa shkëlqen e lumtur.

Duket se këto ditë të mira me familjen po ndikojnë shumë mirë në këngëtaren./Gazeta Express/

LEXO EDHE: Nora poston fotot të zjarrta nga pushimet pas ndarjes, i tregon Robertit çfarë ka humbur