Ja kush rekruton më së shumti luftëtarë të ISIS-it, në cilin vend është Kosova? (Foto)

Në bazë të disa statistikave, Kosova është radhitur në vendin e pestë e cila si shtet ka prodhuar më së shumti luftëtarë të ISIS-it. Në radhën e këtyre shteteve renditet edhe Shqipëria në vendin e shtatë.

Pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Paris, janë nxjerrur statistikat se cili shtet po prodhon më së shumti prestarë të ISIS.

Statistikat tregojnë se kush ka prodhuar më së shumti luftëtarë për një milion banorë.

Këtë listë e udhëheqin Jordani dhe Tunisia, Jordani me 315 pjesëtarë të ISIS për çdo një milion banorë menjëherë e ndjekur nga Tunisia me 280 për një milion banorë, raporton zeri.info

Kosova gjindet në vendin e pestë dhe Shqipëria në të shtatin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT