Për shumicën e njerëzve në botë, viti 2020 mund të ketë qenë një nga vitet më të vështira. Kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila krijoi një situatë të pazakontë në botë.

Por për yjet botërorë të artit dhe sportit, ky vit nuk ishte aq i pazakontë sa për pjesën tjetër të popullsisë. Edhe në 2020-ën, ata kanë arkëtuar në llogaritë e tyre shuma marramendëse, duke shtuar edhe më shumë zerot.

“Forbes” ka renditur personazhet e njohur të ekranit që kanë fituar më shumë gjatë këtij viti. Dhe e para renditet e reja Kylie Jenner me 590 milionë dollarë fitime, e kjo falë linjës së saj kozmetike. Nga shitja e 51% të aksioneve të kompanisë së saj ‘Kylie Cosmetics tek Coty’.

Kylie Jenner – 590 milionë dollarë

Kanye West – 170 milionë dollarë

Roger Federer – 106.3 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo – 105 milionë dollarë
Lionel Messi – 104 millionë dollarë

Tyler Perry – 97 milionë dollarë
Neymar – 95.5 milionë dollarë
Howard Stern – 90 milionë dollarë
LeBron James – 88.2 milionë dollarë
Dwayne “The Rock” Johnson – 87.5 milionë dollarë