Ja kush i pajtoi Gani Sejdiun dhe Afrim Tovërlanin

Pas rreth pesë viteve, Gani Sejdiu dhe Afrim Tovërlani, ia kanë zgjatur dorën njëri tjetrit.

Iniciator i këtij pajtimi, ka qenë edhe një shkrim i Gazetës Tribuna, i publikuar të premten në mbrëmje, ku të dy trajnerët kishin premtuar se në fund të ndeshjes do të ia zgjasin dorën njëri tjetrit, premtim të cilin edhe e mbajtën.

Në një prononcim për Gazetën Tribuna, Gani Sejdiu ka deklaruar se Tovërlani e ka uruar pas ndeshjes.

“Pas përfundimit të ndeshjes, Tovërlani ma ka zgjeshur dorën duke më uruar për fitoren. Edhe unë do ta bëja një gjë të tillë. Gjesti i tij i mirë, mund të them që e ka pasuruar një mbrëmje të mirë që u shfaq nga futbollistët në fushë. Ai u tregua një profesionist i vërtetë dhe të njëjtën do ta bëja edhe unë. Sa i përket ndeshjes, mendoj që të dyja skuadrat e kanë merituar fitoren dhe penalltitë janë çështje fati”, ka thënë Sejdiu.

Edhe Toverlani e ka pohuar dje se ia ka zgjatur dorën Sejdiut.

“Po po ia kam uruar fitoren”, kishte thënë trajneri i Trepçës ’89.

Sherri ndërmjet Gani Sejdiu dhe Afrim Tovërlani, kishte nisur pas disa deklaratave që të dy kanë dhënë në media lidhur me ndeshjen ndërmjet Trepçës që drejtohej në atë kohë nga Sejdiu dhe Trepçës ’89 që udhëhiqej nga Tovërlani.

Tovërlani ishte ndjerë i ofenduar me deklaratat e Sejdiut i cili kishte thënë se Trepça ’89 ka luajtur ragbi.

Më pas kishte reaguar Tovërlani duke thënë se nuk e njeh se kush është Sejdiu.

Të dy kishin shkëmbyer edhe akuza më të rënda, por tani gjithçka është rregulluar./Gazeta Tribuna/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT