Ja kush e bindi Depay për t’iu bashkuar United

 

Transferi më i ri i Manchester United, Memphis Depay, ka treguar se kush e bindi për t’u transferuar në Manchester United e jo në PSG.
“Unë isha vërtet afër transferimit të Paris Saint-Germain, e di se Manchester United gjithmonë ka qenë e interesuar, por jo konkretisht”.
“Në momentin e fundit, ata telefonuan menaxherin tim dhe sigurisht unë fola me trajnerin Louis van Gaal” , ka thënë Depay, transmeton Telegrafi.
“Ishte situatë e vështirë, të them kështu, por pasi bisedova me Louis van Gaal i thash vetes ‘Dua të shkoj te Manchester’”, ka shtuar mesfushori holandez.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT