Asociacioni i Komunave të Kosovës, pas takimit që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi publik, ka njoftuar se nga mesi i qershorit do të lejohen edhe dasmat.

“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 24:00, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, thuhet në njoftimin e AKK-së.