Sergio Ramos njihet si ndër mbrojtësit më të mirë në botë në dekadën e fundit, por ai nuk shquhet për goditje të sakta.
Goditja e Ramosit nga penalltia në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit dy vite më parë përfundoi shumë lartë dhe tifozët e futbollit talleshin me të.
Ramos shpeshherë ka goditur shumë dobët duke shkuar goditjet e tij në drejtim të panjohur ndërsa një e tillë ishte edhe mbrëmë ndaj Juventusit.
Një foto që po bënë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale shihen se ku kanë përfunduar topat e goditur nga mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/
- Advertisement -