Ja kë do ta votojë Vizioni për Drenasin për kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori, sot ka mbajtur një takim me dy asambistët e sapo zgjedhur nga ky subjekt politik.

Drenori ka thënë se Vizioni për Drenasin do të votojë kandidatin për Kuvendin Komunal të Drenasit që vjen nga radhët e opozitës.

“U dakorduam që për Kryesues të Kuvendit Komunal të votojmë kandidatin nga opozita me qellim që të reflektojmë përfaqësimin e subjekteve politike në KK Drenas”, ka bërë të ditur Drenori./Drenicapress.info/