Ndonëse ishte një garë e fortë dhe një konkurrencë jashtëzakonisht e madhe për çmimet Oskar, filmi “Birdman” arriti t’i mund konkurrentët duke rrëmbyer kështu 4 çmime nga gjithsej nëntë nominime dhe u shpall filmi më i mirë i vitit. Me katër çmime u shpërblye edhe filmi “The Grand Budapest Hotel”, ndërsa me 3 çmime “Whilplash”.
Këta janë fituesit e mbrëmjes së djeshme të edicionit të 87-të Oskar
Filmi më i mirë: BIRDMAN, Aktori më i mirë: Eddie Redmayne, Aktorja më e mirë: Julianne Moore, Aktori më i mirë në rol dytësor: J.K Simmons (Whiplash), Aktorja më e mirë në rol dytësor: Patricia Arquette (Boyhood), Filmi i animuar: Big Hero 6, Filmi më i mirë i huaj: IDA, Dokumentari më i mirë: Citizenfour, Regjisori më i mirë: Alejandro Gonzalez Inarritu, Skenari më i mirë Origjinal: Birdman, Skenari më i mirë i Adaptuar: The Imitation Game, Filmi më i mirë i shkurtër: The Phone Call, Kinematografia më e mirë: Birdman, Montazhi më i mirë: Whiplash, Miksimi më i mirë muzikor: Whiplash, Editimi më i mirë i zërit: American Sniper, Efektet vizuele: Interstellar, Regjia artistike: The Grand Budapest Hotel, Kënga më e mirë: Glory (Selma), Muzika më e mirë origjinale: Alexandre Desplat, Kostumografia më e mirë: Milena Canonero, Grimi dhe flokët: Frances Hanon & Mark Coulier.
- Advertisement -