Ja dëshmia e referit anglez që riktheu tre pikë për Shqipërinë

 

Ishte raporti i referit anglez Martin Atkinson, që dëmtoi Shqipërinë në Disiplinë dhe Apelt të UEFA-s, pasi ai kishte shkruar se përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri De Biazi refuzoi të rikthehej në fushë. Bazuar në këtë skenar e humbëm ndeshjen në tavolinë 0-3, vendim i cili u përmbys nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

“Panorama Sport”, duke iu referuar “burimeve të sigurta” shkruan se dëshmia e “bilbilit” anglez ishte pika që ktheu mendimin e tyre për t’i dhënë Shqipërisë fitoren në tavolinë.

Pjesë nga dëshmia e Atkinsonit para panelit të CAS-it:

U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?
I pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më thanë se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.
I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin e lojës?
Jo.
Pritët nëse njëri prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?
Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e kombëtares së Serbisë.
Pritët 45 minuta që ekipi kundërshtar të futej?
Jo.
Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?

(Nuk përgjigjet).

Avokati i Serbisë: Është e vërtetë që ju jeni këshilluar me zyrtarin e sigurisë gjatë pushimit të ndeshjes, për të vendosur nëse duhet të vazhdonin apo jo pjesën e mbetur?

Arbitri: Po, është e vërtetë. Po. Avokati i Serbisë: Por, vendimi përfundimtar u mor nga ju si arbitri i ndeshjes? Arbitri: Mendoj se vendimi përfundimtar u mor midis meje dhe delegatit të ndeshjes, ku vendosëm që ndeshja nuk do vazhdonte….
Delegati i UEFA-s në ndeshjen Serbi-Sh qipëri, Herri Bin, ka nënkuptuar qartë në deklaratën e tij se nuk ka pasur një urdhër të qartë përkundrejt kapitenit Lorik Cana, që duhet të futeshin patjetër në fushë. Ai ka sqaruar se Shqipëria e kishte të vendosur për të mos vazhduar lojën, por thekson se edhe vetë ata si zyrtarë të sfidës nuk e dinin nëse kushtet e sigurisë ishin të pranueshme, që takimi mund të zhvillohej.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT