Ja ç’ndodh kur ia ndërpret fjalën Obamës (Video)

Presidenti amerikan Barack Obama u duartrokit pasi iu përgjigj në mënyrë interesante njërës, që i ndërpreu fjalimin në Shtëpinë e Bardhë.
Obama po fliste në një samit për të drejtat e homoseksualëve, kur u ndërpre nga Jennicet Gutierrez, një transgjinore latine.

29-vjeçarja u ankua për gjendjen e emigrantëve LGBT në qendrat e emigrantëve.

Por Obama iu kthye: “E di, jo, jo, jo, ti je në shtëpinë time, nëse ha antipastat dhe pi pijet…”.

“Nuk është e respektueshme që kur të fton dikush, nuk do marrësh përgjigje nëse do më ndërpresësh kështu”.

Të pranishmët nisën të brohorasin emrin e Obamës.

“Turp të të vijë, nuk duhet ta bësh këtë,” shtoi Obama.

Më pas presidenti kërkoi që ajo të largohej nga salla.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT