Është bërë publike çmimi për modelin më të ri të telefonit të mençur nga HTC, One M9 i cili pritet të dal në treg më 16 mars.
Ky model fillimisht do të jetë i disponueshmë për tregun e Tajvanit ku edhe ndodhet kompania, ndërsa më vonë do të vjen edhe në tregun e jashtëm.
Modeli HTC One M9 me hapësirë të brendshme 32 GB do të ketë një çmim prej 693 dollarë, ndërsa modeli 64 GB do të kushtojnë 756 dollarë. Të dy modelet e kanë mundësin për microSD, kështu që hapësira e brendshme nuk do të jetë problem.
Këto çmime vlejnë vetëm për tregun e brendshëm ku prodhohet HTC-ja, ndërsa për tregun mbar botëror nuk është bërë ende asgjë publike.
- Advertisement -