Pritej që pikët maksimale Shqipëria t’i kishte nga shtetet fqinje, por këtë vit në Eurosong, kënga “Mall” e Eugent Bushpepës mori 12 pikë nga Azerbajxhani.
Këto ishin pikët e vetme maksimale që Shqipëria mori nga juria profesioniste e shteteve që marrin pjesë në Festivalin evropian të këngës. Fqinjët si Maqedonia, Greqia e Mali i zi, votiam respektivisht me 6, 7 dhe 10 pikë.
Surprizë jo e këndshme ishte Italia që nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, edhe pse juria jonë i dha 12 pikë këngës “Non mi avete fato niente’ që e këndon gjithashtu shqiptar, Ermal Meta. Pikë surprizë ishin edhe ato të Portugalisë dh Hungarisë të cilat i dhanë Shqipërisë nga 10 pikë.
- Advertisement -