Ja cili do të jetë kapiteni i Italisë së Mancini

Pa praninë e De Rossi dhe Chiellini, mbrojtësi i Milan, Leonardo Bonucci do të jetë kapiteni i parë i Italisë së Mancini. Mbrojtësi kuqezi është futbollisti me më shumë prezenca (77) mes 30 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i ri “axurr”.

Pas largimit të Buffon dhe me De Rossi shumë pranë lamtumirës, ka të ngjarë të jetë Chiellini, që ashtu si te Juventus do të marrë trashëgiminë e kapitenit. Duke qenë se ai nuk është grumbulluar sepse është i dëmtuar, atëherë edhe Bonucci, që ka luajtur 19 ndeshje më pak me kombëtaren se ish shoku i tij do të mbajë shiritin e kapitenit.

Kësisoj cikli i ri i Mancini do të nisë me Bonucci kapiten. Do të jetë milanisti lider i grupit në tre ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite, Francës dhe Holandës. Në pritje të Chiellini…

- Advertisement -

MË TË FUNDIT