Ja cilët futbollistë kuqezi mund të debutojnë kundër Francës

 

Teksa ndeshja ndaj Francës po afrohen edhe Gianni de Biasi është vënë në kërkim të ndonjë elementi cilësor që mund të jetë i vlefshëm për ndeshjet e mbetura. Kështu që tekniku tashmë shqiptar pritet të ftojë ndonjë element të ri në kombëtare, megjithatë nuk duhet të presim surpriza të mëdha pasi vet emri i kundërshtarit nuk e lejon këtë, transmeton sportpress.al.
Donis Avdijaj-90%
Mesfushori me tipare sulmuese i Strum Grazit e ka të justifikuar tërësisht një ftesë të mundshme të De Biasit. Ai ka zhvilluar paraqitje tepër të mira dhe për këtë e meriton ftesën edhe pse është vetëm 18 vjeç.
Endrin Cekici-75%
Mesfushori 18 vjeçar nga Pogradeci i Dinamos së Zagrebit ka vërtet mundësi të ftohet falë paraqitjeve të tij të mira. Tashmë që la pas dëmtimin pritet të aktivizohet titullar në ndeshjet e ardhshme te Dinamo. Endrin mund ta penalizojë mosha e tij, sepse duhet të kesh guxim të madh të thërrasësh dy 18 vjeçar.
Berat Xhimshiti-55%
Mbrojtësin 22 vjeçar të Zurichut, De Biasi ka kohë që e vëzhgon. Por problem mbetet se futbollisti nga Lugina e Preshevës e ka në mëdyshje të luajë për Shqipërinë. Një tjetër fakt në anën tonë është se Zvicra nuk e grumbulloi për miqësore mbrojtësin shtatlartë. Gjithsesi ekziston dhe opsioni që Xhimshiti të kërkojë në mënyrë aspak profesionale patjetër një vend titullari në kombëtare.
Riza Durmshi-40%
Për mbrojtësin që pak kohë më parë tha se ka angazhuar një menaxher shqiptar që ti mundësojë kontakte me De Biasin, mundësitë janë të pakta që të thirren. Për shkak se krahun e tij De Biasi e ka blinduar me Ansi Agollin, Naser Alijin dhe Emir Lenjanin.
Florent Hadergjonaj-35%
Mbrojtësi i cili jozyrtarisht ka deklaruar se një ftesë nga kombëtarja A e Shqipërisë ka pak mundësi që të thërritet, pasi De Biasi nuk e ka shumë në konsideratë këtë futbollist dhe për më tepër që në pozicionin e tij aktivizohet Elsaid Hysaj.
Rey Manaj-25%
Për sulmuesin 18 vjeçar mundësitë janë të pakta, për shkak se ai aktivizohet akoma në Serinë C të italisë.
Herdi Prenga dhe Arber Zeneli-10%
Të dy janë 20 vjeçar dhe të dy po bëjnë paraqitje mjaft të mira dhe janë titullarë të padiskutueshëm te skuadrat e tyre Lokomotiva Zagreb dhe Elfsborg, por gjithsesi ata nuk janë në fokusin e De Biasit.
Gjithashtu kësaj liste do të mund ti shtohej edhe Valmir Sulejmani, Albian Ajeti nëse do të kishin bërë paraqitje të mira te Union Berlin dhe Basel por edhe Taulant Seferi nëse nuk do të pësonte një dëmtim të rëndë.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT