Ja cilat klube refuzoj Shaqiri për Interin

 

Xherdan Shaqiri duket se ka gjetur veten te Stoke City, pasi pas largimit nga Baseli, transferimi te Bayerni dhe Interi ishin të dështuara.

Shqiptari me pasaportë zvicerane ka thënë se para se të kalonte te Interi kishte oferta edhe nga Liverpuli dhe Atletico Madridi.

“Para se të kaloja te Interi, kisha oferta edhe nga Atletico dhe Liverpuli”, ka thënë Shaqiri, i cili ka folur edhe për telefonatat e bëra nga Brendan Rodgers, trajner i Liverpulit para dy viteve./Drenicapress.info/