Ja cilat klube nga Shqipëria i refuzoj Lladrovci për Feronikelin

    Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, ka nënshkruar kontratë të re me KF Feronikelin, duke refuzuar ofertat nga klubet e Superligës Shqiptare.

    Ai ka pranuar vazhdmin me Niklin, në klubin ku vlerësohet shumë dhe me të cilin i ka fituar të gjitha në Koaovë.

    Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Lladrovci ka bërë të ditur se ka refuzuar dy klube nga Shqipëria, për Niklin.

    “+1 vit me Niklin, faleminderit kryesisë për sakrificen posaçërisht (Artanit dhe Tahirit) që ishin këmbëngulës që unë të vazhdoj të jem pjesë e klubit edhe për një vit”.

    Falenderoj gjithashtu menaxherin Hashim Vitia i cili më ofroi kontratë te Teuta dhe Bylisi në Shqipëri, por në fund zgjodha të jem aty ku vlerësohem dhe ku janë të njohura aftësitë e mia aty ku me javë me rradhë mora mesazhe inkurajuese nga tifozët e klubit të zemres që të mbetem pjesë e klubit,”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./DrenicaPress/