Ja çfarë thotë Prokuroria e shtetit për zgjedhjet në Drenas

Prokurori i Shtetit gjatë tërë ditës është angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin për Kryetar të Komunës së Gllogovcit (Drenasit).

Prokurorët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe menjëherë pas marrjes së informatave prokurorët janë angazhuar dhe kanë verifikuar të gjitha të këto informata.

Sipas të dhënave që kemi pranuar nga tereni, nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit do t’i përcjellë me vëmendje të gjitha shkeljet e mundshme në kuadër të fazës së tretë të procesit zgjedhor, si dhe do të veproj sipas kompetencave nëse  eventualisht evidentohen dyshime se persona të caktuar kanë kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e votimit.