Ja çfarë rrezikon Behrami për sherrin me Djourou

Valon Behrami do të dënohet rëndë nga Hamburgu pasi u rrah me Djouroun.
Futbollisti kosovar, Valon Behrami, është bërë protagonist në mediat gjermane e botërore të dielën.
Ai është rrahur me bashkëlojtarin e tij, Johan Djourou, në pushimin e pjesës së parë të takimit kundër Wolfsburgut.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy lojtarët kanë ofenduar njëri-tjetrin, për t’u kacafytur më pas. Ishte reagimi i bashkëlojtarëve ai i cili ndaloi gjithçka.
Bild raporton se të dy lojtarët do të dënohen rëndë nga krerët e klubit. Ndryshe, Hamburgu është duke kaluar një formë të tmerrshme dhe rrahja e lojtarëve ishte problemi i fundit që ky klub do të donte të kishte tani.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT