Ja çfarë i beri Vetëvendosje Qeveris(VIDEO)

 

 

Aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar aksionin e largimit të gilinderave, të cilët janë vendosur dje rreth objektit të qeverisë së Kosovës.

Pamjet i ka publikuar Vetëvendosja, pak kohë pas realizimit të këti aksionit, transmeton gazetablic.com

Më poshtë mund ta shihni momentin e rrëzimit të gilinderave dhe përshkrimin e plotë rreth aksionit nga ky subjekt politikë:

RRËZOHEN GRILAT E VENDOSURA DJE NGA QEVERIA
Siç e kemi parë, Kryeministri Isa Mustafa, tash ka filluar të vendosë barrikada të cilat e ndajnë pushtetin nga qytetarët. Demokracia e vërtetë, nuk e lejon që qeveria të ndahet nga populli. Kjo ndarje i ngjan vetëm sistemeve të kaluara autoritare që nuk kanë lidhje me demokracinë.
Politikanët në pushtet, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. E nëse vendimet e tyre janë të padrejta dhe të papërgjegjshme ata nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë duke u barrikaduar për t’u ndarë nga populli. Ata që marrin vendime për ne qytetarët, nuk kanë të drejtë të ikin dhe të rrethohen nga qytetarët.
Isa Mustafa, në njërën anë po e ndan dhe defunksionalizon Kosovën përmes “Zajednicës” si dhe po e përdor buxhetin e shtetit për t’i shpërblyer djemtë e vet, e në anën tjetër, po izolohet brenda kësaj ndërtese për t’i ikur përgjegjësisë për veprimet e veta.
Pushteti nuk mbrohet me dhunë. Dhuna e pushtetit nuk është zgjidhje.
Persekutimet ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, kërcënimet dhe gjuha e ulët e kryeministrit ndaj kujtdo që e kundërshton, janë tensionim i situtatës.
Siç e kemi thënë edhe më herët, themelimi i “Zajednicës” në Kosovë është tërësisht i papranueshëm dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje të dëmshme, Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje.
Për këtë arsye, ne sot kemi dalë që në mënyrë simbolike ta shprehim papajtueshmërinë tonë me ndarjen e pushtetit prej qytetarëve.
Lëvizja VETËVENDOSJE!

https://www.youtube.com/watch?v=c1m5gYcM6RI

- Advertisement -

MË TË FUNDIT