Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 15 majit, ditës botërore të familjes, ka uruar për harmoni dhe lumturi në mesin e familjeve.
“Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra”, ka shkruar ai.
Thaçi tutje ka thënë se duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive , për gjithçka që na rrethon, mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar.
- Advertisement -