Ja çfarë bëri ky artist për të realizuar këtë foto (Video)

Fotografi Erik Johansson, që në botë njihet si “mjeshtri i manipulimit”, ka treguar në një video prapaskenat e punës së tij më të fundit.

Dhe sigurisht se do të befasoheni se sa shumë punë iu desh atij që të bënte, për të arritur këtë rezultat të fotografisë.

Ai kaloi muaj të tërë për të krijuar fotografinë e tij, mashtruese për mendjen, dhe përdori rreth 17m katrorë pasqyrë, transmeton Gazeta Express.

Rreth punës së tij të mahnitshme, ai tha: “Dëshirova që të krijoj një imazh ku liqeni duket sikur po thyhet si një pasqyrë”.

Normalisht, fotografia i është nënshtruar edhe Photoshopit, por rezultati është mahnitës.