Ja çfarë bën partneri i ri qeveritar i LDK-së, Lista Serbe..

Pas paralajmërimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së re, ka reaguar analisti Demush Shasha.

Shasha, ka marrë shembull rastin e fundit ku u sulmua një gazetar në pjesën veriore të Kosovës në pikë të ditës.

“Lista Serbe nuk është e dhunshme vetëm ndaj shqiptarëve. Nuk ka problem ajo me shqiptarë. Ajo ka problem me çdo kënd i cili beson në tolerancë, të drejtat e njeriut, fjalën e lirë dhe drejtësinë. Prandaj, ata pengojnë zgjedhje të lira, frikësojnë popullatën dhe krijojnë mjedis ku qytetarët ekzekutohen. Në këtë drejtim, Lista Srpska është vetëm reflektim i mendësisë së Vuçiqit në Beograd” ka shkruar Shasha në Facebook.

Shkrimi i plotë

Lista Serbe nuk është e dhunshme vetëm ndaj shqiptarëve. Nuk ka problem ajo me shqiptarë. Ajo ka problem me çdo kënd i cili beson në tolerancë, të drejtat e njeriut, fjalën e lirë dhe drejtësinë. Prandaj, ata pengojnë zgjedhje të lira, frikësojnë popullatën dhe krijojnë mjedis ku qytetarët ekzekutohen. Në këtë drejtim, Lista Srpska është vetëm reflektim i mendësisë së Vuçiqit në Beograd.

Paramendo me shku në komunë dhe me të prit te komuna 4 veta me maska e me të rreh në pikë të ditës. Ky është përkufizim i një pushteti kriminal dhe politik.

Kjo i ka ndodh Nenad Milenkoviqit. Pronar i RTV Puls në Veri të Mitrovicës. Nenadi është ndër serb të pakët të cilët hapur e akuzojnë Listen Srpska për kriminalizimin e veriut. Ai ka dashur të dorëzoj dokumentacionin e nevojshëm për të garuar në tenderin publik për ndërtimin e banesave në pjesën veriore të Mitrovicës. Nenadi e ka kuptuar që tenderi publik është çdo gjë përveç publik.

Në Prishtinë ka shumë pak vëmendje publike për kushtet kriminale të jetesës së qytetarëve në veri. Mendoj se përveç fuqizimit të aspektit të sigurisë në veri, vëmendje dhe fonde shumë më të mëdha duhet të vihen në dispozicion akterëve lokal në veri – mediave të pavarura dhe shoqërisë civile me qëllim të fuqizimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies dhe fjalës së lirë. Ky është armiku më i madh i Listes Srpska.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT