Ja biçikleta që ju tregon gropat e rrugëve

Ford ka shpenzuar shumë kohë duke punuar se si shoferët mund të përdorin makinat muajt e fundit, por prodhuesi me sa duket e ka në fokus të saj automjete jo vetëm me katër rrota. Kompania ka dhënë detaje për biçikletën ‘smartbike’ MoDe:Flex.

Biçikletë është pajisja e tretë e Ford e këtyre lloji, dhe si paraardhësit, është e pajisur me një motor dhe bateri. Flex mund të ruhet edhe brenda një makine si modelet e mëparshme. Ford thotë se Flex është ndërtuar për entuziastët e biçikletave.

Më interesantja është se Ford thotë se aplikacioni që shoqërohet me të, vjen me një shtesë për Apple Watch që në njëfarë mënyre mund të zbulojë gropat në rrugë. Çiklistët do të ndjejnë dridhje kur të jenë në afërsi të rreziqeve të tilla, por kompania e makinave nuk shpjegon nëse software-i mbështetet në të dhënat ekzistuese, ose është i aftë për skanimin e rrugës përpara, apo është thjesht duke përdorur ‘magji’ të avancuara për të gjetur gropa. /techsot/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT