Ja arsyet pse duhet të konsumojmë limon

Limoni është një frut i cili mund të gjendet i freskët në çdo stinë. Ai ka një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e shëndeti tonë.

Limoni është një frut që mund të përdoret i shoqëruar dhe me produkte të tjera si në çaj, kafe, me peshk, mish, sallatë.

Ndërsa një mënyrë e mirë që ne mund të marrim benefite nga limoni është shtrydhja e dy limonave në një litër ujë dhe pirja gjatë gjithë ditës. Avantazhet janë të shumëfishta, në rradhë të parë marim lëngje dhe vitaminën C, e cila na duhet gjatë ditës.

Përdorimi i lëngut të dy limonave në ditë lufton kolesterolin dhe trigliceridet. Flavonoidet (pigmenti i verdhë) të pranishëm në kërë agrum mbrojnë qarkullimin arteriovenoz.

Gjithmonë duhet të përpiqeni që të përdorni sa më shumë limona, në mënyrë që të keni një jetë më të shëndetshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT