Ja arsyet e vrasjes se trefishtë në Prizren

    Mehdi Sefa, prokuror kujdestar i krimeve të rënda, është deklaruar për vrasjen e sotme të trefishtë në Prizren.
    I pyetur rreth motiveve te vrasjes, Sefa ka thënë për KALLXO.com se ka pasur mosmarrëveshje të mëhershme mes viktimave dhe të dyshuarit.
    “Siç duket kanë pasur mosmarrëveshje të mëhershme. Para një viti viktimat e kanë rrahur tani të dyshuarin dhe duket kjo tani ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje”, tha prokurori Sefa.
    Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit Hazir Berisha konfirmoi për KALLXO.com emrat e tre të vrarëve në Prizren.
    “Viktimat janë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi,” tha Berisha.
    Ndersa emrat e te dyshuarve zëdhënësi Berisha tha se ende nuk janë bërë publikë.
    “Policia sapo ka gjetur veturën e braktisur me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tyre,” tregoi Berisha.