Izraeli ndalon palestinezët të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa

Ushtria izraelite ka anuluar lejen për palestinezët nga Gaza që ditët e premte gjatë Ramazanit të vizitojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa.

Deri tani Izraeli i ka lejuar palestinezët që gjatë muajit të Ramazanit çdo të premte të vizitojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Andraee në profilin e tij zyrtar në Twitter ka shkruar se është marrë vendimi që të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael.

“Për arsye sigurie është marrë vendimi që të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael i personave që dëshirojnë të kryejnë faljen të premtes”, shkruan Andraee në mesazhin e tij në Twitter.

Theksohet se vendimi në fjalë është marrë pasi persona të panjohur mbrëmë nga Gaza lëshuan një raketë në drejtim të vendbanimeve izraelite.

Izraeli më parë kishte njoftuar që gjatë Ramazanit do të lejonte kalimin e një numri të caktuar të palestinezëve nga Gaza në Mesxhidin Al-Aksa për të falur këtu namazin e xhumasë. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT