Izmaku: Të funksionalizohet fabrika e ujit në Vushtrri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavahire Izmaku e cila vije nga Vushtrria, nga foltorja e Kuvendit, ka bërë thirrje që në qytetin e Vushtrrisë të funksionalizohet fabrika e ujit.

Sipas saj, kërkesa për këtë fabrikë ka qenë e kamotshme, duke shtuar se kjo fabrikë nuk po funskionalizohet për shkak të mungesës së 150 mijë eurove.

“Nuk do të dëshirojë të ndodh, që banorët e kësaj komune të furnizohen vetëm tre orë në ditë. Ka fshatra që nuk kanë më ditë të tëra ujë. Është e pakuptimtë që qytetarëve të kësaj komune t’u mohohet furnizimi me ujë të pijshëm rregullisht. Është e mundshme që ky problem, me pak vullnet mund të mos ekzistonte më”, ka theksuar Izmaku.

Ajo i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave që të bëjë alokimin e mjeteve për realizimin e këtij projekti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT