Izet Ibrahimi i bashkohet kësaj partie

Pas dorëheqjes së papritur të Izet Ibrahimit nga Nisma për Kosovën, ku dha kontribut që nga themelimi i këtij subjekti, së shpejti Ibrahimi besohet se do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje për të vazhduar aktivitetin e tij politik, raporton portali Malisheva Magazine.

Siç mëson portali Malisheva Magazine, Ibrahimi po interesohet për një aderim të mundshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish-kryetari i Degës së Nismës për Kosovën në Drenas, Izet Ibrahimi, sot është parë me dy antarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqin dhe Hydajet Hysenin në Prishtinë.

Një lexues ka dërguar disa fotografi të Ibrahimajt në adresë të Malisheva Magazine, ku ai shihet me dy antarët e VV-së, që dëshmon se po kalon në këtë subjekt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT