Ivanoviç për Shqipërinë: Kualifikimi është në duart tuaja (video)

Branislav Ivanoviç, kapiteni i kombëtares së Serbisë u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 65-të, pasi mbeti i dëmtuar. Largimi i tij nga fusha e lojës u mendua se do t’ia bënte më të lehtë skuadrës sonë, por nuk rezultoi kështu pasi u ndëshkuam në fund.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Chelsea tha se ishte një ndeshje mjaft e vështirë dhe shumë e tensionuar për të dyja skuadrat. Fakti që Serbia luante pa tifozë në “Elbasan Arena”, u cilësua nga Ivanoviç si faktor që ka ndikuar pozitivisht te ata, pasi nuk kishin mbi supe presionin që kishin kundërshtarët e tyre, lojtarët shqiptarë.

Në lidhje me organizimin e ndeshjes, ai tha se gjithçka ka qenë perfekte dhe se nuk kanë pasur asnjë problem.

Në fund, Branislav Ivanoviç, foli edhe për kombëtaren shqiptare, duke thënë se tashmë gjithçka është në dorën e shqiptarëve për të shkuar në Euro 2016.
Ivanoviç për Shqipërinë: Kualifikimi është në duart tuaja (video)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT