ITINERARI

ITINERARI 1 prill, 1999

Egzodi biblik, i paralajmëruar edhe nga qarqet shtetërore serbe, këtyre ditëve më në fund veq ka filluar të realizohet në përpikëri kompjuteriste! Që nga mëngjesi, shtëpi për shtëpi, banesë për banesë, rrugë për rrugë, lagje më lagje të përcjellur me forca të shumta ushtarake e paraushtarake, si duket po fillon procesi i “dëbimit human” (që është një eufemizëm akademikë, për : deportimin me dhunë të popullsisë!) i shqiptarëve të Kosovës. Si një lloj analitiku që jam marr pakashum me këtë problematikë, e kam pritur që moti, ajo çka është befasuese për mua, në tërë këtë dukuri hipomorike është intenziteti i masovizimit dhe sjellja euforike e popullsisë shqiptare në këtë rast!

Së pari ky skenar i marrë, jo më vetëm për regjimin dhe popullin serb, por edhe për mbarë Evropën është një fakt i turpshëm dhe i pandëgjuar ndonjëherë në historinë e re të saj!?

Si munden njerëzit e thjesht, që nuk kanë as egzistencë minimale të largohën me dhunë nga: tryeza e tyre e ushqimit, nga banjot ku kishin hyrë të pastrohën më qëllim që të ia fillojnë punës së mbetur në këtë mëngjes, ashtu rrufeshëm (!), por  në mënyrë tejet të planifikuar deri në detaje, duke mos i lënë ata as të marrin gjërat elemnetare (rrobat, ushqimin për fëmijë, të hollat për rrugën e trasuar që më parë nga ushtarakët, etj. TË LARGOHËN ME DHUNË? Si?  Kjo është e paparë, ndonjëherë?! Kusherira ime, Besa (26) që banon në lagjen e “Dragodanit”, më spjegon për procedurën tejet të shkurtër që u kishin dhënë paramilitarët serb. “Ata, hynë papritmas dhe në mënyrë tejet të rrufeshme në dhomën ku isha duke e veshur djalin (7) tim Albanin. Britma e djalit më shqetësoi, jashtëzakonisht shumë, shkaku se kishin maska në fytyrë, njëri nga ata që nuk kishte maskë, por kishte shenjët S të kryqëzuar në fytyrë, mu drejtua me tytë automatiku dhe më tha: Imash, pet minuta da mi dash sve pare i zlato koje imash! Brzo! (Ke pesë minuta, të mi dorëzosh të gjitha parat dhe arin! Shpejt!)

– Nën britmën tmerruese të djalit, i cili për asnjë qast s’më lëshonte nga dora dhe tytës së automatikut, më është dashur të ia jepja paramilitarit të “kryqëzuar” të gjitha që kisha: parat (dikund afër 800 DM. dhe 1650 din.), unazat nga dora, vathët dhe kurorë ari me vleftë prej 2000 DM. që ma kishte blerë burri në Siri!

Më pastaj, vazhdon ajo,” Paramilitari tjetër i maskuar, me një shqelmë më ka dëbuar nga dera e shtëpisë, prej së cilës kamë dalur si e sheh fillikat. Kur kam dalur në rrugë, ushtarakët e armatosur më kanë “udhëzuar” që t’i bashkangjitem turmës së madhe, fytyrave të cilat i njihja të gjitha! Rrugës teposht, kamë para gjithëçka: kufoma pleqësh të shtrirë për tokë, të cilëve u rridhte gjaku pa pra! Askush nuk kishte guxim t’u ndihmonte, të gjithë nxitonim pa ndonjë shpresë se s’do na priste edhe neve diç e tillë?! Kur kemi mbrrirë te xhamia e Llapit, turma fillojë të reagojë instiktivisht, pra fillojë të lëshojë kolonën. Në një moment, meë isha vetëm me djalin nxitova edhe unë të shpëtojë, në kthesën tek semafori jam futur nën një qoshe të një shtëpie të madhe. Aty kam pritur një e ndoshta një orë e gjysëm, gjerësa kolona filloi të zvogëlohej. Më pastajë, me gjysëm shpirti, kemi ardhur gjerë te stacioni i trenit, prej nga deportoheshin si shtazët njerzit e gjallë për në rrugën e pakthim. Në një moment, e lus paraushtarakun që djalin ta hedhë të urinojë në skutën përskaj. Për çudinë time më lejon. Prej aty, kam shkuar në rrugën mbatanë dhe ngadal jam mshehur një qikëz kohe në një kontenjer afër pallatit të shtypit (“Rilindja”, kursivi im), ku kam qëndruar deri sa është terruar. Dhe prej aty, me një refugjate serbe të Kroacisë, që e takova rastësisht (në të vërtetë ajo mua me gjeti ashtu të strukur me djalin, sigurisht i jam dhimbsur, kushedi!?), erdha në lagjën tuaj (Payton)”. Shqetësimi dhe tregimi i sajë më trazoi tërë ditën.

Armiku shekullor, bënë gjithëçka- do të thoshta gjyshi im! Fjala e pleqëve tanë të ndjerët, mizorinë dhe trathtinë që ua kishte bërë sllavi në të kaluarën, ne as që i merrnim seriozisht! Kjo kohë, është dëshmia më e madhe për të gjitha ato që i flisnin ata, e ne me indeferencë vetëm i paramendonim si diçka që neve as që mund të na ndodhë ndonjëherë.

Rrugët e Prishtinës, janë mbushur me njerzë nga : Vranjevci (Kodra e trimave), Dragodani, Tasligjëja, Bregu i diellit, Dardania, dmth nga të gjitha pjesët e qytetit, kanë filluar të dëbohen në drejtim të stacionit ta autobusve dhe trenit! Askush nuk ka kurrfar përshtypjeje se kah do shkojn? Mirëpo, për këtë “odisejadë” janë kujdesur policia dhe ushtria serbe e cila kanalizon dhe “udhëzon” qytetarët (gratë, fëmijët, pleqët në kolica, etj.) shqip e serbisht itinerarin e deportimit! Shkurt, bileta është : (“ONE WAY TICKET”) NJË DREJTIMSHE ! Ose edhe më shkurt, në drejtim të Maqedonisë, Shqipërisë, apo edhe Malit të Zi!

Atmosfera e kthimit të shpinës: ndajë pasurisë, djersës, mundit dhe në fund shtëpisë tënde, është e papërshkruar?! Këtë, do të mund ta bënte vetëm një regjisor i prirur për këto gjëra. Gjë që nuk do të jetë përjashtuar të jetë regjistruar nga ndonjë dorë amatori me kamerë. Sipas zhurmës së sirenave (që janë shumë afër shtëpisë ku gjendem unë) kuptojë se trenat me përplot shqiptarë të ngarkuar si shtazët (si në filmin e Spilbergut: “Lista e Shindlerit”!), pregaditën çdo të dytën orë në rrugën e (pa)kthimtë dhe përplotë pasiguri! Lajmet lajmërojnë, me storie filmike për grumbullimin e e mijëra shqiptarëve ne Bllace afër Kufirt me Maqedonin. Njëherë ndëgjojë, se janë grumbulluar 5 mijë….7 mij…10 mij, 2o mij! O zot! A do të ndalet kjo skëterrë? Mallkojë, kastën politike, analitikët, UÇK-ën…e kend jo të gjithë le të shkojnë në rrotë të sames?! Asnjë nga këta subjekt, që rrahnin gjoks për “përgjegjësi” kolektive, e “informacione” të dorës së parë për ate çfarë na pret këtyre ditëve, nuk u lajmëruan të drejtojnë e udhëzojnë popullin në këto momente të vështira historike. Askush! Athua, do të vazhdojë edhe më tej ritmi i dëbimit me dhunë nga shtëpit shqiptare?

Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)

 

 

Nesër “EUFORIA” 2 prill, 1999

- Advertisement -

MË TË FUNDIT