Italia regjistron rritje në numrin e emigrantëve

Ministria italiane e Punëve të Brendshme njoftoi regjistrimin e rreth 70.930 emigrantëve të ardhur në brigjet e saj në gjashtë muajt e parë të vitit, ose një shifër e njëjtë me bilancin e dy viteve të mëparshme.

Në vitin 2015, Italia regjistroi 71.092 persona nga janari në qershor dhe një numër të përgjithshëm prej 153.000 refugjatësh në fund të vitit. Në vitin 2014 kjo shifër ishte 66.074 deri në fund të qershorit.

Por reduktimi në mënyrë të ndjeshme i numrit të atij kontingjenti që vijon itinerarin drejt veriut të Evropës ushtron një ndikim të rëndësishëm në sistemin e qendrave italiane të pritjes së refugjatëve. Rreth 29.000 azilkërkues janë akomoduar prej fillimit të vitit 2014, 67.000 në fillim të vitit 2015, 106.000 në fillim të vitit 2016 dhe 132.000 më 30 qershor.

Pothuajse pjesa më e madhe e kontingjentit të ri të refugjatëve vijnë nga Afrika sub-Sahariane, Nigeria (15 për qind), Eritrea (13 për qind), Gambi (8 për qind), Bregu i Fildishtë (7 për qind), Guinea (7 për qind), Sudani (6 për qind), Somalia (6 për qind), Senegali (6 për qind) dhe Mali (5 për qind). /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT